Akuzat e PD për trafikim votash, të hënën nis rimumërimi i kutive të qarkut të Fierit

Nga A2 CNN
29 Qershor 2025, 13:03 | Politikë

Pas rinumërimit të kutive të Tiranës, të hënën nis i njëjti proces për 587 kuti të qarkut të Fierit, shkruan A2 CNN.

92 grupe numërimi ne total të KQZ do të vendosen ne ambientet e Pallatit të Sportit “Fahrie Hoti” për të verifikuar votat për subjektet zgjedhore dhe për kanidatët që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

Në këtë qark PS fitoi 12 mandate, ndërsa opozita vetëm 4 deputetë. Kjo kërkesë e PD për hapjen e kutive i shkon në favor edhe Nismës “Shqipëria Bëhet”, koalicion i cili mund t’i rrezikojë mandatin e deputetes së zgjedhur të PS, Zegjine Çaushi.

Me përfundimin e Fierit do të rinumërohen edhe kutitë e Durrësit. Akuzat e PD për trafikim votash nuk u vërtetuan nga rinumërimi i Tiranës, përkundrazi më e humbura ishte vetë opozitës me 612 vota më pak, ndërsa PS ju zbriten 381 vota, por duke mos ndikuar në rezultatin final të ndarjes së mandateve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos