Përdorimi i forcës nga Izraeli dhe vendimi i Trump për të bombarduar 3 instalacionet bërthamore të Iranit mund të jetë fillimi i një fundi të konflikteve që kanë nisur që nga 7 tetori në lindjen e Mesme. Kështu e sheh ish-këshilltari i Obamës, Cherles Kupchan, situatën në lindjen e mesme. Në një intervistë ekskluzive në “Off the Record” me Andrea Dangllin ai tha se Hamasi, Hezbollahu dhe Irani u goditën keq.
“Mendoj që përdorimi i forcës nga Izraeli dhe i ndjekur nga vendimi i Trump për të bombarduar 3 instalacionet bërthamorë të iranit mudn të jetë fillimi i një fundi të konflikteve që kanë nisur që nga 7 tetori i nisur nga Hamasi në përplasje me Izraelin. Tashmë e keni Hamasin që ka shkatërruar një qeveri të re në Siri, Hezbollahun, Irani është goditur fort pavarësisht se nuk e dimë nivelin e dëmeve që është kryer në instalimet bërthamore por nëse shikon kuadrin e përgjithshëm, Irani duket se ka tërheqje mbrapa. Thjesht po shikojmë rrënojat, apo europianët po e përdorin pasojën e kësaj dhune për të ngritur një rend të ri rajonal që i hap dyert një Lindje të Mesme më të qëndrueshme”.
Në A2 CNN ai rrëfeu se hera e fundit që ka mbështetur sulmet e Amerikës kanë qenë ato në Serbi për të ndalur konfliktit etnik në Bosnjë Hercegovinë dhe Kosovë. Por tregi pse ishte edhe pro goditjeve në Iran.
“Në luftrat e luftës të Amerikës unë kam qenë kundërshtar. Herën e fundit që kam mbështetur përdorimin e forcës jashtë vendit ka qenë në Ballkan që ishte ndërhyrja amerikane dhe NATO-s në Bosnje dhe Kosovë për të ndalur konfliktin etnik, të kryer nga armata jugosllave megjithatë SHBA ka kryer disa gabime përsa i përket ndryshimit të regjimeve në Irak, Libi e Siri dhe triliona dollarë që janë shpenzuar dhe asnjë rezultat. Unë e mbështeta vendimin e Izraelit për të përdorur forcë kundër Iranit dhe vendimin e Trump për bombardimet ajrore. SHBA-ja nga Barak Obama te Joe Biden e Trump, është përpjekur ta zgjidhë me mjete diplomatike, por Irani ka vazhduar pasurimin e uraniumit deri në aftësinë e ndërtimit të armës bërthamore dhe kanë fshehur instalimet e tyre nga vëzhguesit. Nuk mund të presësh për një vend si Irani që të armatoset me armë bërthamore dhe prandaj përdorimi i forcës nga unë është i mbështetur”. (A2 Televizion)