Alibeaj pranon humbjen: Respektoj gjykatën, por nuk besoj te Berisha

Nga Anesti Barjamemaj
20 Qershor 2024, 15:15 | Politikë

Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë më deputet në grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Vendimin e Gjykatës së Apelit që i dha vulën Sali Berishën, Alibeaj e konsideron edhe një betejë personale të humbur, ndaj ka vendosur që të ndahet me Partinë Demokratike, pasi beson se modeli i Berishës nuk është e ardhmja për demokratët.

Enkelejd Alibeaj ka vendosur të mos jetë më pjesë grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në një reflektim në mediat sociale, ish-numri dy i Partisë Demokratike, sqaron se vendimi i tij është respektim iverdiktit të Gjykatës së Apelit që i dha vulën Sali Berishës.

“Unë jam demokrat sepse besoj te vlerat për të cilat dikur lindi si PD. Ama nëse për të qenë “demokrat” kushti është të jesh “berishist” dhe me Sali Berishën, nuk jam i tillë. E duke pretenduar të mos jem pjesë e modelit të vjetër në politikë, duke u përpjekur të jem koherent me qëndrimet e deritanishme deklaroj se nuk i bashkohem grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha”. Kjo është zgjedhja ime në shenjë respekti ndaj vendimit të gjykatës, qëndrimit tim të deritanishëm, atyre që e mendojnë ndryshe nga unë, dhe ndjesisë së trishtë se një PD e tillë, kështu as nuk i shërben shqiptarëve që duan ndryshimin e as ata të japin dot besimin”.

Sipas Alibeajt, vendimi i gjykatës përveç anës juridike ka nuanca edhe politike dhe shton se lënia e vulës tek Berisha shënjoi dhe statusquo-n e Partisë Demokratike. Ai sqaron se me modelin e Berishës është ndarë prej kohësh, ndaj është një arsye më shumë për këtë shkëputje nga Partia Demokratike.

“Personalisht jam ndarë me këtë mënyrë shumë vite më parë dhe në çdo kohë jam përpjekur të dëshmoj se i përkas një soji tjetër politik. Nuk besoj tek premtimi i Sali Berishës se PD-ja e tij do të ketë demokraci të brendshme dhe respekt për mendimin ndryshe. Mbi të gjitha nuk gjykoj që ajo mund të jetë oferta politike që meritojnë shqiptarët. Si formë dhe mënyrë e të bërit politikë është model i dalë jashtë funksionit të betejës me Ramën. Dy modele të ngjashme, e simbiotike, nuk mund të përballen duke sjellë rezultate ndryshe nga ai që kemi”.

Vendimin e 11 qershorit e konsideron jo vetëm si humbje tënjë beteje të grupimit të Lulzim Bashës, por edhe të vetën personalisht, pa siemri i tij ka shoqëruar çdo ankimim në hallkat e sistemit të drejtësisë.

“Tashmë vendimi i apelit është dhënë, e me takon ndoshta vetëm mua, por në çdo rast më shumë se kushdo tjetër, të mos hesht. Jo për të komentuar vendimin e gjykatës, sepse i mbahem qëndrimit se do ta pranoj vendimin pa koment. Por nuk kam si të mos ndalem tek pasojat që ka ky vendim për PD, e ndër të tjera edhe tek qëndrimi apo përgjegjësia ime paskëtaj”.

Alibeaj duket se e konsideron të mbyllur kapitullin e luftës mes demokratëve, ndonëse Basha ka njoftuar për vijim të betejës ligjore në dyert e Gjykatës së Lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos