Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Përgjigjet demokrati

Nga A2 CNN
25 Korrik 2025, 22:58 | Politikë

Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Përgjigjet demokrati

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në një garë të mundshme për kryetarin e Partisë Demokratike.

“Fillimisht, duhet të ketë garë. Duhet të ketë dëshirë dhe vullnet politik për garë, për ndryshim. Por, kur shikoj 2027, them se kandidatët për kryetarë bashkie duhet të jenë të mirë. E pamë në vitin 2023: u performua më mirë atje ku u përfaqësuam më mirë”, tha Alimehmeti.

“Ka dy lloj modelesh se si zgjidhen këto punë: në Lindje dhe në Perëndim. Në Shqipëri pritet me thikë, dikush del dhe dikush hyn. Duhen parë kontributet që janë dhënë në parti dhe për këtë duhet të kesh garantor të këtyre kontributeve. Shtetet perëndimore bëjnë këtë: përgjatë kohës që dihet që dikush do të ikë nga puna se po i afrohet mosha e pensionit, vendoset një i ri që një vit para. Janë të dy bashkë dhe kompetencat kalohen gradualisht. Në këtë mënyrë, në fund nuk ka krisje të fortë, por situata ecën para në mënyrë të butë. Në Shqipëri nuk e kemi parë këtë variantin perëndimor”, shtoi Alimehmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos