Debate në Këshillin Bashkiak, opozita kërkoi shkarkimin e Veliajt, “jo” e prerë e socialistëve

Nga Ornela Joti
24 Korrik 2025, 19:20 | Politikë


Debatet dhe akuzat kanë shoqëruar mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak te Tiranës. Keshilltarët e opozitës kanë përsëritur kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut, pas marrjes së tij të pandehur të mërkurën. 

Anuela Ristani, e cila vijonte jetë kryetarja në detyrë e bashkisë së Tiranës nuk bëri asnjë koment ndaj kërkesës së opozitës për shkarkimin e Erion Veliajt. Por përgjigjia erdhi e prerë nga grupi i këshilltarëve socialistë.

Demokratët akuzuan kryeministrin Rama për shkelje të kushtetutës, të autonomisë vendore dhe pushtim të bashkisë së Tiranës.

Edhe në këtë rast Anuela Ristani nuk bëri asnjë koment, ndërsa ndërhyrja bëhej vetëm nga Megi Fino, kryetarja e Këshillit Bashkiak.

Rendi i ditës kishte 18 pika, një prej tyre dhe më e diskutuara ishte kalimi i godinës “Pallatit të Kongreseve” në administrim të Ministrisë së Kulturës. Debatet vijuan edhe për aksionin e lirimit të hapësirave publike, ku demokratët kërkuan sqarime se si do të veprohet me objektet e prishura, por që kanë leje nga bashkia e Tiranës.

Pas tri orë debatesh dhe diskutime, Këshilli Bashkiak me kartonat e shumicës kaloi pikat e rendit të ditës, ndërsa disa prej tyre u shtynë pas kërkesës së opozitës. Ndërkaq burime nga Bashkia bëjnë të ditur se vijojnë të jenë në detyrë edhe nënkryetarët, të cilëve Rama pak ditë më parë u kërkoi largimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos