Amendamenti për Shqipërinë në PE, Rama: Zvërneci do të zhvillohet bazuar mbi standardet e BE

Nga A2 CNN
17 Qershor 2026, 15:39 | Politikë

Amendamenti për Shqipërinë në PE, Rama: Zvërneci do

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas amendamentit të miratuar në Parlamentin Europian lidhur me zhvillimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri.

“Ja dhe Parlamenti Europian e ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga  “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë - Nartë, e cila nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin që europarlamentarët e rrëzuar me votën e shumicës dërrmuese, futën qorrazi si amendament të Rezolutës për Shqipërinë.

Tani o është çmendur dhe korruptuar krejt Europa, që përmes Parlamentit të saj e vlerëson lart Shqipërinë dhe nxit anëtarësimin tonë sa më parë në BE, o ka diçka që nuk shkon me ata që e nisën protestën e javëve të fundit me mbrojtjen e flamengove dhe po e bitisin si luftë për pushtet në emër të flamengove!”, tha Rama, përcjell A2 CNN.

“Në çdo rast flamengot do të mbrohen, Vjosë-Narta do të mbrohet, Zvërneci do të zhvillohet bazuar në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standardeve të Bashkimit Europian dhe ne do të vazhdojmë ta ngjisim Shqipërinë në majën ku ndodhet shtëpia e Europës së Bashkuar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos