Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi arsyen pse i konsideron krim elektoral zgjedhjet e 11 majit.
“11 Majin e konsideroj një krim dhe po ju them pse. Sara Mila është deputetja më e votuar në Shqipëri. Një vajzë e re që as nuk e njoh, por të gjithë e dimë pse ishte Sara Mila një nga deputetet që do të votohej, sepse kishte mbështetjen e Suel Çelës. Për ne doli më i votuari Arian Ndoji, i cili në Krujë dhe Fushë-Krujë ka qenë shumë i njohur. Edhe në Durrës ka qenë i njohur. Ka qenë prokuror, i cili u provua në gjykatat e Edi Ramës që nuk kishte asnjë lidhje, por ishte pre e presioneve të krimit që ka ndihmuar Ramën në zgjedhje. Atentati ndaj tij u bë një javë pas kërcënimit që i bëri Rama në Parlament”, tha Balliu.
Ndërsa Sara Mila është një njeri që nuk ka punuar një herë në jetën e vet. Dhe ka marrë më shumë vota se çdo kandidat tjetër në Shqipëri. Pse është zgjedhur ajo? Sepse ishte e vetmja formë që Rama të kontrollonte se sa vota jepte Suel Çela”, shtoi Balliu.
I njëjti rast është me Arkend Ballën në Durrës. Ne kemi bërë 19 deklarata për shtyp për këto raste”, theksoi më tej Klevis Balliu.
(A2 Televizion)