Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Nga Ervin Koçi
7 Qershor 2025, 14:09 | Politikë

E shtuna nuk ishte ditë pushimi për Sali Berishën, ku nga selia e PD doli të komentonte aktualitetin politik të ditëve të fundit.

Rezoluta e komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ishte lajmi që Berisha kërkoi të rikthente në vëmendje duke e cilësuar si fitoren e parë përballë farsës elektorale.

Gjatë këtyre ditëve kryetari i PD-së u akuzua se kishte kërkuar kushtëzimin e integrimit të vendit në BE, me letrat e dërguara në Bruksel.

“Raporti jo që nuk thotë në asnjë rresht të tij se do të mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë në vitin 2027 siç ju gënjejnë ju o qytetar lakejt e qeverisë, por përkundrazi, shpreh e zezë mbi të bardhë, damkos situatën në vend në Shqipëri.”

Mes pyetjeve drejtuar kryedemokratit ishte edhe ajo për burgun e SPAÇ-it, i cili së fundmi është bërë pjesë e një projekti restaurues.

“Është thjeshtë përpjeke e Edi Ramës për të mbyllur me suva dhe me bojra gjëmën e tmerrshme që ka ndodhur në atë kamp.”

Konferencën për shtyp Sali Berisha e mbylli duke i uruar fitoren kombëtares së futbollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos