“Asnjë surprizë për aksionin e SPAK”, Bardhi: E paralajmërova që në qershor, se SHISH informonte Agasin

Nga A2 CNN
22 Shtator 2026, 11:14 | Politikë

“Asnjë surprizë për aksionin e SPAK”, Bardhi: E

Asnjë surprizë nuk përbën për kreun e grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, aksioni i sotëm i SPAK, për masën e arrestit në shtëpi për  kreun e SHISH Vlora Hyseni. Në një psotim në rrjetet sociale, Bardhi tha se që më 4 qershor 2026, kishte ngritur shqetësimin në Kuvend, se drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, ishte në shërbim të Ergys Agasit.

Sipas Bardhit, hetimet e SPAK provojnë atë që ai e cilëson si një nga aktet më të rënda ndaj institucioneve të sigurisë, duke pretenduar se SHISH dhe Policia e Shtetit kanë vepruar në shërbim të krimit të organizuar.

Ai thekson se emërimi i Vlora Hysenit në këtë post mban firmën e Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Reagim i kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Çfarë duhet më që Edi Rama të jap dorëheqjen dhe të dalë para drejtësisë?

Asnjë surprizë për mua nga aksioni i sotëm i SPAK që provon një nga aktet më të rënda të shtetit shqiptarë gjatë regjimit të Edi Ramës: SHISH dhe Policia e Shtetit nën shërbimin e krimit të organizuar.

E kam paralajmëruar këtë në Kuvendin e Shqipërisë më 4 Qershor 2026.

Vlora Hyseni në shërbim të Ergys Agasit ishte një nga sekretet publike për të cilat kam ngritur shpesh shqetësimin gjatë këtyre tre viteve. Nuk kam përdorur figura letrare. Kam folur me emra dhe mbiemra, sepse nuk bëhej fjalë thjesht për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin. Bëhej fjalë për Shërbimin Informativ të Shtetit në duart e krimit të organizuar.

Ka një firmë poshtë emërimit të Vlora Hysenit. Është firma e Edi Ramës. Dhe nga ajo firmë ai e di që nuk shpëton dot. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos