Kaso: Sot ka rënë shteti, të zhvillohen seanca dëgjimore me institucionet

Nga A2 CNN
22 Shtator 2026, 11:01 | Politikë

Kaso: Sot ka rënë shteti, të zhvillohen seanca dëgjimore me

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka reaguar në Komisionin për Mbikëqyrjen Institucionale, ku ka kërkuar organizimin e seancave dëgjimore me institucionet për situatën aktuale.

Kaso deklaroi se institucionet duhet të japin shpjegime, duke e cilësuar situatën si shqetësuese, shkruan A2.

“Sot ka rënë shteti”, u shpreh Kaso gjatë mbledhjes së komisionit.

Ai kërkoi që të organizohen seanca dëgjimore me institucionet përkatëse.

Sipas Kasos, mbikëqyrja parlamentare duhet të përdoret për të marrë informacion të drejtpërdrejtë nga institucionet dhe për të adresuar çështjet që lidhen me funksionimin e tyre.

Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj, ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për "rënie të shtetit", duke e cilësuar veprimin e organit të akuzës si tregues të pjekurisë demokratike.

"Ju folët për institucion, por në fakt çdo institucion ka detyrën e vet dhe përgjegjësinë e vet. Nëse institucionet e drejtësisë penale kanë funksionin e tyre kushtetues dhe ligjor ndjekjen penale, ne këtu nuk kemi këtë gjë. Ne këtu kemi detyrën tonë si ligjvënës. Institucionet nuk arrestojnë. Arrestojnë individët. Kjo është shenjë e pjekurisë së demokracisë, shenjë e fortësimit të shtetit të së drejtës, shenjë dhe tregues i qartë i pjekurisë së institucioneve," theksoi Xhafaj.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos