"Atë që bën Gaz Bardhi në Parlament, nuk e bën dot njeri" Qafoku zbulon bisedën me zyrtarin e PD dhe një propozim tjetër për kandidat

Nga A2 CNN
1 Tetor 2025, 21:41 | Politikë

"Atë që bën Gaz Bardhi në Parlament, nuk e bën dot

Duke komentuar emrat e tre kandidatëve të mundshëm të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, gazetari Roland Qafoku tha se dy mundësitë e PD-së janë ose Gazment Bardhi ose Edlira Çepani.

“Edlira Çepani jo thjesht bashkëshortja e të ndjerit Gerti Bogdani, por ajo ka disa cilësi që e kapërcejnë thjesht të qenit e pjesë e shoqërisë civile. Dy mundësi janë: O gaz Bardhi o Edlira Çepani, ku do kërkojë PD?  Të mos bëjmë sikur PD ka “Yjet e netëve të gjata”.

Sipas tij të gjithë kandidatët e PD-së për Tiranën në këto 35 vite që kanë humbur janë bërë figurat më të larta në parti.

“Të gjithë kandidatët e PD në Tiranë në PD në këto 35 vite kanë humbur, por janë bërë figurat më të larta të PD. Është nder edhe po të humbasësh”.

 Qafoku zbuloi në A2 CNN edhe bisedën me një zyrtar të PD-së.

“Më tha njëri; atë që bën Gazi në parlament nuk e bën dot njeri.

Më fal i thashë ju paskeni marrë fund. Mirë Berishën, por edhe Bardhin? U ndërrua Enver Hoxha ju nuk ndërroni Gaz Bardhin”.

Qafoku njoftoi në A2 CNN se kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi ka propozuar emrin e Neritan Sejaminit për kandidatit të opozitës për Bashkinë Tiranë.

Për deputetin demokrat Ivis Kaso Tirana kërkon një figurë të fortë politike, por që pritet të diskutohet në parti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos