“Avionët nuk janë një fjalë goje”, Rama: Udhëtoj gjithmonë në klasin ekonomik

Nga A2 CNN
14 Gusht 2025, 14:02 | Politikë

“Avionët nuk janë një fjalë goje”, Rama:

Në një bashkëbisedim në Facebook me publikun, kryeministri Edi Rama iu përgjigj pretendimeve se udhëton me avion privat, ndërkohë që shteti nuk ka avionë për shuarjen e zjarreve.

“Po të kishim vetë avionët tanë do ishte më mirë, por kush i bën llogaritë duhet t’i rikthehet pak llogarive për të kuptuar se avionët nuk janë një fjalë goje. Disa pa mendje kanë ngrënë edhe broçkullën e madhe që unë dhe qeveria paskemi blerë avionë për vete. Nuk ka asnjë avion të blerë për vete. Avioni i shumëpërfolur i përdorur nga unë vetëm për udhëtimet zyrtare sepse në çdo udhëtim tjetër privat unë marr avionët e linjës dhe jam rregullisht bashkë me familjen në ekonomik, gjithmonë”, tha Rama, shkruan A2.

“Këtë e dëshmojnë të gjitha biletat e deklaruara dhe janë të verifikueshme. Avioni i përdorur për udhëtimet zyrtare nuk i ka kushtuar dhe nuk i kushton shtetit shqiptar më shumë se sa shumatorja e shpenzimeve mesatare të kryera çdo vit nga Kryeministri i Shqipërisë, përfshirë, me nder jush, edhe paraardhësin tim”, shtoi kreu i qeverisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos