Balla për protestat: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, turizmin dhe ekonominë

Nga A2 CNN
16 Qershor 2026, 12:24 | Politikë

Balla për protestat: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë,

Kryetari i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla, ka deklaruar se protestat e ditëve të fundit, po dëmtojnë interesin publik, imazhin e vendit dhe ekonominë shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla thekson se bllokimi i rrugëve kryesore dhe krijimi i kaosit në qarkullim po godasin drejtpërdrejt sektorin e turizmit, i cili përbën një nga shtyllat kryesore të ekonomisë kombëtare.

“Protesta po dëmton imazhin e Shqipërisë dhe po godet turizmin dhe ekonominë tonë kombëtare. Nga një protestë paqësore, ajo po degradon në bllokim rrugësh e trafiku”, shkruan Balla.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos