Protesta e 16-të, aktivistë dhe qytetarë marshuan në rrugët e Tiranës

Nga A2 CNN
15 Qershor 2026, 23:39 | Politikë

Protesta e 16-të, aktivistë dhe qytetarë marshuan në

Protesta e 16-të qytetare kundër qeverisë u zhvillua këtë të hënë në Tiranë, ku mijëra qytetarë marshuan në rrugët e kryeqytetit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt godinës së shefit të ekzekutivit. 

Protestuesit qëndruan për disa orë përpara Kryeministrisë dhe mandej protesta u zhvendos në disa prej akseve kryesore të Tiranës.

Një nga elementët ndryshe të tubimit ishte vendosja e studentëve në udhëheqje të turmës gjatë marshimit. 

Organizatorët kanë deklaruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim, duke theksuar se kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos