
Nga foltorja e Parlamentit, Taulant Balla, kërkoi nga Agron Shehaj të sqarojë se si një shtëpi mund të kushtojë 15 milionë euro.
“Të fala Gones. O Gone, i vetmi deputet që ka ardhur me asistent me vete je ti. Hapu pak ti fotograf se dua ta shoh pak këtë. Kur numëronim votat, më fusje miq që t’i thonim numëruesve tanë të ruante votat se po t’i vidhte PD. Është e vërtetë apo jo, turp të kesh. Ti dhe miqtë e tu nuk kishit besim te numëruesit e PD dhe më kërkove me mesazh: “Të lutem, më ruaj votat se po mi vjedhin”. Dhe votat t’i mbrojtën numëruesit e PS dhe ti erdhe në këtë sallë. Në këtë kuadër, unë mendoj se koha që partitë të numërojnë vota duhet të marrë fund. Po të isha prej teje do të flisja për këtë, jo të mbroja kryetarin e partisë. Edhe shtëpia e Madonnës, 115 metra katror nuk do të bënte 15 milionë euro, pavarësisht famës që ka marrë Gonia. Pavarësisht se simbol i protestës ishte flamingo, do të konsideroja edhe një kalë të bardhë të bukur. Dhe te ky kali, ti, Gonia dhe kali, jeni si ajo miza në fundshpinën e kalit. Dhe unë respektoj kalin, por mizën atje. Unë nuk ju njoh juve si përfaqësues të protestës. Unë nuk di që qenka herezi që disa shokë të ulen privatisht duke parë një ndeshje futbolli, duke konsumuar 250 mililitra birrë dhe vetëm një maskara e quan skandal të luash me letra. Unë kam edhe foto të tij duke luajtur me letra, por nuk e nxjerr këtu”, tha Balla. (A2 Televizion)