“Sa i përket aspektit politik, shikoj që ka një trajtim mizor ndaj Erion Veliajt. Për interesa politike këtu bëhet gjithçka”.
Kështu u shpreh Bamir Topi i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, në lidhje me çështjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës.
Sipas tij, “kur shkelet neni 115 i Kushtetutës, tregon që pushteti politik ka influencë ekskluzive në institucionet e tjera”.
Ne kemi shkuar në një model të një republike të Kryeministrit, kam parasysh edhe atë që ndodhi me modelin e ministres digjitale. Ishte diçka e pazakontë dhe në shumë raste kërkohet dialogim me grupet politike, me grupet e interesit...”, tha Bamir Topi. (A2 Televizion)