“Nëse do isha President, nuk do ta kisha dekretuar 'Diellën'", Bamir Topi tregon arsyen: Institucioni i presidentit, i dobët

Nga A2 CNN
2 Tetor 2025, 20:47 | Politikë

“Nëse do isha President, nuk do ta kisha dekretuar

Bamir Topi nuk do ta kishte dekretuar ministren virtuale Diella, nëse do të ushtronte detyrën e presidentit të vendit. Këtë përgjigje dha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ish-presidenti Topi, sipas të cilit, ajo që ndodhi me dekretimin e saj ishte e pazakontë. Sipas tij presidenti Begaj duhet të ishte konsultuar me gupet politike dhe grupet e interesit.

“Kjo që ndodhi me ministren digjitale ishte e pazakontë. Në çdo rast kërkohet një dialog me grupet politike e të interesit; kjo që po ndodh a është normale? Se do vendoset firma në dekret. Jo kurrësesi nuk do ta kisha dekretuar”.

Topi thekson se inteligjenca artificiale është një suport për punën e qeverive dhe do të ishte interesante nëse Diella pyetej edhe për marrëdhënien institucionale mes kryeministrit Rama dhe presidentit Begaj, apo për atë që po ndodh me gjykatën Kushtteuese.

“IA është realitet dhe suport për punën e qeverive. Sikurse janë këshilltarët. Me këtë që po ndodh sot do të ishte interesante të pyetej Diella si e konsideron këtë raport institucional mes kryeministrit e presidentit dhe ajo që po ndodh me GJK. Diella do të na kishte dhënë një përgjigje dhe nuk do të më kishit këtu sot. Nuk është faji i Diellës, është i të tjerëve që i kanë vendosur emrin”, tha Topi në A2 CNN.

Ai foli edhe për dobësimin e institucionit të presidentit që pas ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës dhe tha se kreu i shtetit ndodhet nën trysninë e kryeministrit.

“Unë nuk po flas për presidentin Begaj por për institucionin dhe për një situatë të institucioneve të Shqipërisë që janë në situatë të vështirë qoftë në funksionim, qoftë të mbrojtjes e ushtrimit të së drejtës. Nëse sot kemi një institucion të dobët të presidentit, është rezultat i 2008 (ndryshimet kushtetutuese) se presidenti zgjidhej me 3-5 e votës kishte pozicion mbi fuqinë e mazhorancës, por nëse sot e ke të emëruar nga kryeministri dhe kjo po shikohet që nën trysninë e kryeministrit bën të gjitha veprimet pa asnjë barrikadë. Pushteti i kryeministrit sot në Shqipëri i ngjan atij të cunamit që i gjen institucionet të dobëta dhe të papërgatitura për të përballuar çështje të një rëndësie kaq të madhe sikurse është ky rast”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos