Bardhi, akuza Ramës: I dhe leje ndërtimi në Vlorë kreut të një karteli droge

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 11:12 | Politikë

Bardhi, akuza Ramës: I dhe leje ndërtimi në Vlorë kreut

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë leje ndërtimi Artur Shehut, një person që, sipas tij, është kreu i një karteli ndërkombëtar drogë, në kërkim nga disa shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Italia.

“Edi Rama ka firmosur me dorën e tij dhënien e lejes së ndërtimit në një zonë ku vetë kishte thënë se nuk do të kishte leje ndërtimi pasi do të shtrihej Lungomare. Dhe kujt ia ka dhënë? Kompanisë “Adhenis”. Nëse shkon në QKB sheh që pronari i kësaj kompanie është Artur Shehu, kreu, siç thuhet në investigimin e gazetarëve, i një karteli ndërkombëtar droge, që kërkohet nga SHBA dhe Italia”, tha Bardhi në Kuvend, përcjell A2 CNN. “Kjo leje u firmos pas takimit në Aruba mes Artur Shehut dhe njerëzve të Edi Ramës”.

Bardhi tha se të gjithë dokumentet që ai dhe PD disponojnë do t’i dërgojnë në Prokurori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos