Rama në konferencën e NATO-s: Një sulm i madh synoi infrastrukturën tonë digjitale

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 09:28 | Politikë

Rama në konferencën e NATO-s: Një sulm i madh synoi

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, që po mbahet në Tiranë, deklaroi se vendi ynë ka pasur 48 sulme kibernetike që kanë lënë gjurmë, por që nuk kanë shkaktuar dëm të madh.

“Qeveritë marrin meritën ose fajin për atë çfarë bëjnë si duhet ose për gjërat që bëjnë gabim, por qeveritë kurrë nuk marrin meritën për ato që parandalojnë të ndodhin. Ajo nuk është vetëm pjesë e misionit, por pjesë e rëndësishme të këtij misioni. Nëse qeveritë do të gjykoheshin përmes të dhënave reale mbi atë se çfarë parandalojnë të ndodhë, besoj se njerëzit do të kishin mendim më të mirë për to”, nisi fjalën e tij Rama.

“E pamë veten mes një sulmi kibernetik që synoi infrastrukturën tonë digjitale. Ne kemi investuar në infrastrukturën tonë digjitale për një qëllim të rëndësishëm, në mënyrë që të bëjmë një kapërcim e të lëmë pas krahëve një histori të rëndë ryshfetesh. Neve na u desh të përballemi dhe e pamë veten në mes të një sulmi kibernetik mjaft të keq e të gjerë që synoi infrastrukturën tonë digjitale, që është krenaria jonë. Kemi investuar në infrastrukturën digjitale në mënyrë që të bëjmë një kapërcim e të lëmë pas krahëve një histori mjaft të rëndë ryshfetesh kudo e për gjithçka. Kësisoj përmes kësaj gjëje, ndryshuam krejt mallkimin e marrëdhënieve midis qeverisë e qytetarëve, shërbimeve publike e qytetarëve se u bëmë nga të parat vende që nuk kishin sportele për të ofruar shërbimet dhe i sollëm 95% të këtyre shërbimeve në xhepat e qytetarëve. Për personat brenda apo jashtë vendit, të gjithë mund t’i marrin menjëherë këto shërbime. Investim i jashtëzakonshëm për burimet tona të kufizuara dhe gjithë ajo kohë e shpenzuar për ta bërë këtë mund të zhdukej si pa të keq. Kemi pasur 48 sulme gjatë vitit që kanë lënë gjurmë, por fatmirësisht nuk kanë bërë dëme”, shtoi kreu i qeverisë sonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos