Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në fjalën e tij në Kuvend iu drejtua kryeparlamentarit Niko Peleshi duke i thënë se ka nisur detyrën në shkelje të rregullores.
“Shpreh keqardhjen që detyrën si kryetar i Kuvendit e nise në shkelje të Rregullores. Keni nisur seancë me rend dite të njoftuar më pak se 24 orë më parë, kur në rregullore përcaktohet se duhet njoftuar jo më vonë se 2 ditë më pare”, tha Bardhi, shkruan A2.
“Të nisësh detyrën më të lartë shtetërore pas Presidentit në shkelje të rregullores, është diçka q duhet t’ju turpërojë. Kërkoj t’u kërkoni ndjesë deputetëve për shkelje dhe t’i qëndroni strikt detyrës. Të mos bëheni vartës i njërit apo tjetrit, por t’i qëndroni detyrimeve” shtoi kreu i grupit parlamentar të PD-së.
(A2 Televizion)