Ministrja daneze: Shqipëria e ka të qartë, e sheh të ardhmen në Bashkimin Europian

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 10:08 | Politikë

Ministrja daneze: Shqipëria e ka të qartë, e sheh të ardhmen

Konferencën e përbashkët ndërqeveritare në Bruksel e çeli ministrja daneze e Çështjeve Evropiane, Marie Bjerre.

“Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishme reformale dhe ka harmonizuar politikat e saj të jashtme me ato të Bashkimit Evropian. Shqipëria e ka shprehur se e sheh të ardhmen e saj në BE. Për këtë arsye, Shqipëria meriton që t’i njihen të gjitha zhvillimet e kryera prej saj”, tha Bjerre, shkruan A2.

“Nuk jemi ende ne vijën e finishit, ka ende shumë rrugë para nesh. Danimarka do bëjë maksimumin për të çuar përpara anëtarësimin. Ju vazhdoni më tej me punën e mirë”, shtoi ministrja daneze.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos