Bardhi i kundërpërgjigjet Ramës: Hetimi s’ka përfunduar, është pezulluar, prokuroria të flasë...

Nga A2 CNN
12 Janar 2025, 17:49 | Politikë

Gazmend Bardhi reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për vendimin e SPAK për të pezulluar dosjen “Xibraka”.

Demokrati ngriti disa pikëpyetje dhe renditi disa fakte, që sipas tij duhen sqaruar nga prokuroria, shkruan A2 CNN.

“Vëllai i Olsit doli sot dhe rilexoi fiks të njëjtin fjalim që mbajti kur opozita akuzonte ish-ministrin SaimirTahiri si të përfshirë për bashkëpunim me trafikantë droge. Hetimi nuk ka përfunduar! Dosja nuk është mbyllur! Dosja është ripezulluar! Kjo ka ndodhur sepse prokurori i çështjes (i njëjti që gënjeu publikisht për ngjarjen e Elbasanit në 2021, se në makinën e ndaluar nuk ndodheshin materiale elektorale) “nuk ka identifikuar dot asnjë nga autorët e tjerë të veprave penale” që kanë mbetur të paidentifikuar prej 10 vitesh tashmë.

Kur prokurori nuk ka arritur të zbulojë identitetin e personave të paidentifikuar, si ka arritur në konkluzionin se vëllai i kryeministrit nuk ka qenë i përfshirë në aktivitet kriminal?! Një përfundim të tillë prokurori mund të arrinte vetëm, nëse do të zbulonte se personi i paidentifikuar, për të cilin flet dosja e vetë prokurorisë, nuk është Olsi, por është Filan Fisteku.”- tha Gazment Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos