Lapaj e zbulon në “Off the Record”: Jam takuar me Endri Shabanin dhe ‘Nisma Thurje’ për bashkëpunim

Nga A2 CNN
11 Janar 2025, 20:45 | Politikë

Adriatik Lapaj nga lëvizja “Shqipëria Bëhet” zbuloi në studion e emisionit “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, se është takuar me kreun e “Nisma Thurje”, Endri Shabani, me të cilën mund të ketë bashkëpunim në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

I pyetur rreth ftesës që i ka bërë Shabanit në një studio televizive për bashkëpunim pak muaj më parë, Lapaj zbuloi se takimi zyrtar me Shabanin dhe përfaqësuesit e partisë së tij ka ndodhur dy ditë më parë.

“Ne po bëjmë një proces shumë serioz. Po diskutojmë të gjitha temat. Është vonuar edhe për shkak të faktit se si do të vendoste Gjykata Kushtetuese se në raport me mënyrën si do të jetë ligji elektoral do të bëhet edhe strategjia elektorale. Kështu që në këtë drejtim kanë qenë këto pengesat që e kanë zvarritur procesin. Ne vazhdojmë po bashkëpunojmë me “Nismën Thurje”. Dy ditë më parë kam qenë në takim zyrtar me të dy përfaqësuesit e tyre dhe të njëjtën gjë po e bëj, sot kam qenë në takim zyrtar me përfaqësues nga diaspora, të grupimeve shumë të rëndësishme të interesit dhe jemi në negociata të vazhdueshme për të krijuar një front të atyre që besojnë në këto parime”, tha Lapaj në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos