Bardhi vizitë në DASH: Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2025, 19:07 | Politikë

Bardhi vizitë në DASH: Shqipëria të garantojë zgjedhje

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është takuar në SHBA me zv/ndihmës sekretarin e shtetit, të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Alexander “Sasha” Kasanof gjatë vizitës në Departamentin Amerikan të Shtetit

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Bardhi thotë Shqipëria si vend i NATO-s duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE.

“Në Departamentin Amerikan të Shtetit. Gjatë vizitës në Ëashigton DC, së bashku me një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Alexander “Sasha” Kasanof. SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë patur gjithmonë në krah. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik, duke nisur me garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”.

Kjo është vizita e parë e një delegacioni shqiptar në Departamentin e Shtetit pas ndryshimeve në qeverisjen në SHBA dhe ardhjes në krye të Presidencës të Donald Tramp dhe në DASH të Sekretarit të Shtetit Marco Rubio. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos