Në rubrikën “Sy më Sy”, kryeministri Edi Rama ka sqaruar komentuesit për ndryshimin që do të pësojë shërbimi Onkologjik në QSUT. “Tumori i korrupsionit” siç e quajti Rama skandalin që përfshiu këtë spital, ka nisur të trajtohet.
Partneriteti me një nga spitalet izraelite, i 9-ti në botë për cilësinë, do të transformojë shërbimin Onkologjik në Shqipëri, por edhe të gjithë Qendrën Universitare “Nënë Tereza”, por komentuesit online e pyetën edhe për korrupsionin në radhët e Partisë Socialiste dhe dënimin me burg të personave me pushtet. Rama tha se drejtësia e pavarur është meritë e partisë që ai drejton.
Rama iu është përgjigjur komentuesve edhe për largimin e të rinjve nga vendi, një fenomen që sipas tij po ndodh jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet e Europës. Në komunikimin e mëngjesit me ndjekësit e tij Rama ka vlerësuar edhe rolin dhe figurën kryepeshkopit Anastas në drejtimin e Kishës Orthodhokse. (A2 Televizion)