Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironin ndaj një postimi të Lulzim Bashës, i cili denonconte një lajm të rremë për të në një portal sipas të cilit kishte humbur jetën në një aksident rrugor.
Kreu i qeverisë i drejtohet me shpoti kryetarit të demokratëve euroatlantikë që nuk duhet ta prishë gjumin për vogëlsira të tilla false.
“Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen”, shkruan Rama.
Ndërkohë që Lulzim Basha, më herët shkruante përkrah artikullit të rremë në portalin e panjohur se lajme të tilla po bëhen nga ata që po e shkatërrojnë Shqipërinë çdo ditë. (A2 Televizion)