“Begaj do merrte notën 4”- Qafoku gjen 6 gabime ortografike në Dekretin e Presidentit për zgjedhjet, ngrihet live dhe i shpjegon

Nga A2 CNN
1 Tetor 2025, 22:26 | Politikë

Gazetari Roland Qafoku ka gjetur 6 gabime ortografike në Dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme vendore, që pritet të mbahen në 9 nëntor.

Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, Qafoku u ngrit dhe i tregoi gabimet që pretendonte në ekranin e madh, ku ishte paraqitur Dekreti i Presidentit.

Duke i cilësuar këto gabime si gafa të mëdha, Qafoku tha se nëse Begaj do të ishte në shkollë, zysha e gjuhës shqipe do i vendoste notën 4.

“Në Dekretin e Presidentit, tani ma kapi syri, kam gjetur 6 gabime ortografike në aq pak tekst. Mund të çohem t’i shpjegojë? Gjashtë gabime ortografike në aq pak, por lere në të tjerat pastaj. Kjo është ulëritëse sesi mund të ketë… Kjo thonjza këtu është e panevojshme. Këto 2 pikat, unë për herë të parë i shikoj në jetën time.

Por edhe sikur të ishin të sakta, këtu është pikë, këtu janë dy pika. Këtu ‘ky dekret hyn në fuqi këtu pikë’. Këtu ‘dekreti numër 350 pikë’. Këtu përsëri pikë. Sepse po themi për Dekretin e Presidentit, se aty ka edhe specialistë të gjuhës.

Këtu edhe në përmbajtjen e shkresës ka gabime. Dekreti është anti-kushtetues, por dekreti ka edhe gabime gjuhësore. Imagjino sa shpejt është bërë atje. Jam i bindur se nuk e ka parë ndonjë specialist gjuhe, sepse nuk mund të bëhet pikë-presje dhe pastaj shqip. Me këtë shkresë, zysha e gjuhës shqipe do i vinte notën 4, sepse aty 30 fjalë janë”, tha mes të tjerash Qafoku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos