Partia Demokratike do ta ketë shumë të vështirë betejën për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, gazetari Roland Qafoku, sipas të cilit do të ishte disfatë e madhe, nëse PD i humb të 6 bashkitë.
"Gjasat janë që PD e ka të vështirë, por e pamundura të kthehet e mundur se u bë slogan. Për qytetet e tjera Vlorën e Beratin se 3 të tjerat janë të vogla, edhe këtu betejat janë shumë të forta, se Vlora dihet për rezervuarin e madh të votave, por edhe Berati se janë bastione të PS. Dhe më e rënda; imagjinoni sikur t’i humbasë PD të gjashta. Kjo do ishte disfatë e madhe".
Teksa ndezi replikat në studion e A2 CNN, kur përmendi Lulzim Bashës, Qafoku solli në vëmendje premtimet e PD-së për bashkimin e opozitës, të cilat sipas tij nuk janë mbajtur.
Sefa: Pse nuk i vjedh Rama?
Qafoku: Rama nuk ka vjedhur 33. Atë që ka bërë ai shoku yt i madhërishëm Lulzim Basha...
Sefa: E ka pasur më afër Ivi se unë në fund e kisha.
Qafoku: Ishte më e rëndë që e kishe në fund.
Ivi: Mua nuk më ka mbajt aq afër dhe kjo është publike, nuk është fare sekrete.
Qafoku: Problemet e PD mblidhen në një. Premtuat që do të bashkoni, nuk jeni të bashkuar jeni përçarë. Nuk e keni hapur fare partinë.
Ivi: Kush ka dashur të vijë dhe e ka refuzuar? PD ka detyrimin të ketë hapje të vazhdueshme, po nuk është e vërtet që nuk hapemi.
(A2 Televizion)