Ish-kandidatja Kuçana: Alimehmeti u fut në PD me kërkesën time

Nga A2 CNN
1 Tetor 2025, 22:02 | Politikë

Ilirjana Kuçana, ish-kandidate për deputete e Partisë Demokratike, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se ka qenë kërkesë e saj që Ilir Alimehmeti të bëhej pjesë e Partisë Demokratike.

“Ka qenë kërkesë personale e imja Ilir Alimehmeti të bëhej pjesë e Partisë Demokratike”, tha Kuçana.

Ndërsa, nga ana e tij, Ivi Kaso u shpreh se për faktin që Ilir Alimehmeti u fut në listë të hapur, mund të bëhen shumë diskutime.

“Këto janë llogari politike që jo gjithmonë janë perfekte. Asnjëherë nuk mbeten të gjithë të kënaqur, as në familje, e jo më në një parti të madhe. Edhe ne e kemi shqetësim pse kaq shumë zëra autoritarë që mund të ketë, të mos angazhohen në politikë, por kjo lidhet me gjendjen e demokracisë, me gjendjen ekonomike, dikush tjetër ka ambicie në profesionin e vet”, tha Kaso. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos