Begaj në Konispol, Athina: Minon zhvillimin e marrëdhënieve mes vendeve tona

Nga A2 CNN
16 Korrik 2024, 22:44 | Politikë

Vizita dhe vendosja e kurorës në varrezën monumentale "Trëndafilat e Çamërisë" në kllogjër të Konispoli nga ana e Presidentit Bajram Begaj, ka marrë vëmendjen e mediave greke.

Burime diplomatike për Ekathimirini konfirmojnë reagimin e ashpër të Athinës zyrtare, pas kësaj vizite.

“Vendosja e kurorës nga presidenti i Shqipërisë në një monument që paraqet akuza historike dhe të rreme dhe që nënkupton pretendime territoriale ndaj Greqisë është një veprim që të kujton nacionalizmat e papranueshëm të epokave të shkuara”, thanë burime diplomatike për Ekathimirinin.

Më tej theksohet se, “Ky akt, i cili është i papajtueshëm me të vërtetën historike, minon zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes vendeve tona”. Edhe media tjetër greke, Protothema ka pasur një reagim në artikullin e saj kushtuar kësaj vizite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos