Drejtësia me gogla s’ka konsensus, vakancat në KLP E KLGJ plotësohen me short

Nga Ervin Koçi
16 Korrik 2024, 17:35 | Politikë

Vakancat në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të prokurorisë u plotësuan nëpërmjet lotarisë. Struktura e posaçme parlamentare nuk arriti sërish që të gjente konsensusin për të miratuar një listë, ku opozita vijoi të kontestonte procesin e skualifikimeve të bërë nga Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit duke kërkuar që në garë të futeshin edhe kandidatët që ishin hequr nga ky proces.

Fjalët e Bardhit nuk mbetën pa përgjigjen e maxhorancës e cila e konsideroi procesin konform ligjit.

Përballë përçarjes u fut sërish në lojë mekanizmi zhbllokues. Bingo për dy vakancat në Këshillin e Lartë gjyqësor arriti të bënte Bledar Bajri dhe Albens Tabaku ndërsa për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë fati i buzëqeshi Erind Mërkurit dhe Erind Gërmenjit.

Pas këtij procesi, emrat do t’i shkojnë për votim seancës plenare ku sipas ligjit për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë, kjo do të jetë edhe hera e fundit që do të nevojiten votat e deputetëve pasi edhe në rast të mosarritjes së shumicës të cilësuar, ajo do të konsiderohet te miratuar në bazë të mekanizmit zhbllokues.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos