Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bërë sërish bashkë kundër Altin Dumanit. Një ditë pas raportimit disa orësh të kreut të SPAK në Kuvend, dy liderët e opozitës e lexojnë qëndrimin e mbajtur prej tij para deputetëve, si një përpjekje për të amnistuar zyrtarët e korruptuar të qeverisë Rama. Lideri demokrat e konsideron Dumanin si armik të opozitarëve.
“Amnistimi nga Dumani si armik i egër opozitës dhe votës së lirë të shqiptarëve i krimit elektoral të qeveritarëve. Kjo amnisti është një krim monstruoz kundër votës së lirë dhe opozitës. Për çdo njeri që ndjen veten opozitar, Altin Dumani, është armiku i votës tyre, lirisë së tyre”, tha Berisha.
Berisha shton se Dumani u duartrokit nga deputetët e shumicës, sepse ka vendosur në ndjekje penale pa
Altin Dumani dëshmon veten dhe institucionin që drejton, si një organizatë kriminale politike në shërbim të verbër të narkoshtetit dhe Edi Rames dhe armik i egër opozitës, kushtetutës, ligjit dhe demokracisë”, tha Berisha.
Një qëndrim të ashpër mbajti edhe Ilir Meta. Në një konferencë për mediat, Presidenti i Partisë së Lirisë për më shumë se 20 minuta analizoi deklaratat e kreut të SPAK, të cilin gjithashtu e akuzon se po amniston Ramën dhe Veliajn.
“Deklarata skandaloze dhe kriminale e drejtuesit politik të SPAK, që korrupsionin skizofrenik qeveritar të Edi Ramës me inceneratorin e Tiranës, e shpalli si krim intelektual dhe të vështirë për t’u zbardhur, nuk është gjë tjetër veç se shpallja botërisht e amnistisë për të hetuar me themel vjedhjet e Ramës dhe Veliajt që prej vitesh duhet të duhet të ishin arrestuar”, u shpreh Meta.
Sipas Metës, raportimi i Dumanit në Kuvend provoi se drejtësia e re kontrollohet nga Edi Rama.
“Kjo është një grabitje pa maska, që t’i po u servis shqiptarëve si një krim të sofistikuar intelektual, se ky është niveli yt intelektual, që nuk meriton të quhesh as patronazhist dhe jo prokuror”, tha Meta.
Lidhur me kritikat se kreu i SPAK u intimidua nga deputetëve opozitës në Kuvend, Meta pati një përgjigje ironike. “Një buzëqeshje për të gjithë ata që ishin shqetësuar për intimidimin që i ishte bërë Altin Dumani në parlament”. (A2 Televizion)