"Belind Këlliçi kërkoi të ishte në listë të hapur, por s'e lejuan", Qafoku: Do merrte shumë vota në Tiranë

Nga A2 CNN
1 Tetor 2025, 22:24 | Politikë

“Belind Këlliçi e dimë të gjithë që do të merrte shumë vota në Tiranë. Vetë ai ka kërkuar që të ishte në listë të hapur, por nuk e la zoti Berisha”.

Kështu u shpreh gazetari Roland Qafoku në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Nëse kërkesa e zotit Këlliçi do ishte marrë parasysh, zoti Këlliçi do të merrte shumë vota dhe do ta fitonte mandatin në Tiranë”, theksoi Qafoku.

“Këlliçi do të merrte një mandat plus”, shtoi gazetari.

Juristi Indrit Sefa nënvizoi se Berisha duhet të nxirrte drejtuesit e lartë të PD-së për të mbledhur vota.

"Po të dilte Flamur Noka, i shikoje pastaj Xhabaftët me shokë...", u shpreh Sefa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos