Berisha: Altin Dumani, vegël e Edi Ramës

Nga A2 CNN
29 Maj 2025, 22:26 | Politikë

Berisha: Altin Dumani, vegël e Edi Ramës

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, e akuzoi kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, si vegël të Edi Ramës.

“Altin Dumani e bazon qëndrimin e tij si vegël e Edi Ramës në opinionin e qytetarëve sepse thotë se qytetarët e pëlqejnë SPAK-un se i preu kokën Lefter Kokës. Por, e vërteta është që në diktaturë kishim prokurorë që dënonte kundërshtarin politik me pushkatim, por edhe kriminelin ordiner. Që unë të pranoj një prokurori politike për aset, këtë nuk e bëj dot kurrë. Prokuroria politike është instrument nga më kryesorët e diktaturës”, tha Berisha.

“Njerëz që bashkëpunojnë me krimin, flenë mbi dosjet e krimit, unë me ata nuk pajtohem kurrë. Kam dokumente për këtë. Kam dokumente, aq sa ka edhe Dumani. Dokumente që tregojnë se Dumani vepron politikisht. Dumani, ministra që kanë marrë 500 mijë euro sipas regjistrimeve, i lë ministra ende. Që dokumentet që kam unë të më ndihmojnë, duhet të ketë prokurori”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos