
Partia Demokratike i ka kërkuar Kolegjit Zgjedhor të shfuqizojë vendimin e KAS, që i dha "dritë jeshile" numërimit të votave nga Greqia.
Përmes njoftimit të Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, bëhet e ditur se sot në orën 20:00 do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues, në ambientet e kësaj gjykate.
Kujtojmë se me shumicë votash KAS vendosi këtë të martë që të pranojë ankesën e Partisë Socialiste duke shpallur pavlefshëm vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të vijuar procesin e numërimit të votave të Diasporës, pa ato të zarfeve nga Greqia.
NJOFTIM PER MEDIA
Në datën 14.05.2025, ora 20:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e Kërkesëpadisë Nr.9 Regj. Themeltar Dt.14.05.2025 Regjistrimi, me:
PADITËSE: Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
PERSON I INTERESUAR: Partia Socialiste e Shqipërisë.
OBJEKTI: 1. Shfuqizimin e vendimit nr. 50, datë 13.05.2025 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve1.
2. Pezullimin e vendimit nr. 50, datë 13.05.2025 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
BAZA LIGJORE: Nenet 19, 20, 145 dhe 152 të Kodit Zgjedhor;
Vendimi nr. 13, datë 12.11.2024 të Komisionit Rregullator;
Vendimi nr. 22, datë 20.03.2025 të Komisionit Rrregullator.
Tiranë, më 14.05.2025
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë (A2 Televizion)