“Linda, e vetmja opozitë që nuk e mund dot”, Rama falënderime speciale për familjen

Nga A2 CNN
14 Maj 2025, 19:41 | Politikë

Për kryeministrin Edi Rama e vetmja opozitë që ai nuk mund dot është bashkëshortja e tij, Linda Rama. Për të, shefi i qeverisë pati një falënderim special nga sheshi “Skënderbej”, ku mbajti fjalimin e fitores, pas triumfit me 83 mandate në zgjedhjet e 11 majit.

Në shesh për festën e fitores nuk mungoi asnjë nga anëtarët e familjes së kryeministrit, të cilëve ai u dedikoi disa rreshta vlerësimi.

Faleminderit, faleminderit, faleminderit. Faleminderit të gjithëve sa ka shqiptarë nën këtë qiell, nga ata që ngrihen herët për të punuar tokën, deri te ata që punojnë për ta mbrojtur këtë tokë. Edhe këtë herë, njësoj si herën e shkuar, ime më Aneta nuk më ndoqi si hije dashurie pa kushte në atë pozicionin e saj legjendar para televizorit, si një llogore lufte, deri në ditën që iku të ribashkohet me tim atë. Po duke qenë se dhe këtë herë të dy u tërhoqën heshtur nga varri në fushatën e mosozotshme nga mosozotshmit, duhet t’u them t’i ma bëjnë hallall dhe janë krenarë për mua dhe kanë krenarë për Shqipërinë që ne të gjithë së bashku po ndërtojmë, ndërkohë që unë jam sot përsëri shumë krenar për Rean dhe për Gregun që vazhdojnë të mos na shkaktojnë asnjë dhimbje koke, që vazhdojnë jetën jashtë çdo marrëdhënie në konflikt interesi duke duruar, sidomos Rea, agresione verbale. Uroj të jeni ju krenarë me punën time sot dhe inshalla me gjurmën e punës sime nesër. Falënderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë që unë vazhdoj të mos arrij ta mund dot, por shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit, Linda Ramën, mamanë e paepur të Zahos, nënën kryelartë të Reas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda është shtylla që i mban të katërt këndet e këtij tavani, shumë faleminderit grua. Besoj se unë flas edhe në emrin tënd, duke falënderuar Zahon, i cili na rri ngjitur si bateri me energji diellore”, tha kryeministri Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos