“Na vodhi Rama”, nga Paloka te Mziu e Bardhi, ja si e komentojnë humbjen drejtuesit e PD

Nga A2 CNN
14 Maj 2025, 20:26 | Politikë

Disa prej drejtuesve politikë të qarqeve nga Partia Demokratike, kanë folur për mediat para se t’i bashkloeshin mbledhjes urgjente të thirrur nga Sali Berisha në selinë blu, pas humbjes së thellë të tyre në zgjedhjet e 11 majit, proces nga i cili dolën me 50 deputetë.

Të gjithë njëzëri akuzuan kryeministrin Edi Rama se i vodhi këto zgjedhjet, përmes blerjes së votave, intimidimit të qytetarëve me bandat pranë PS. Më i ashpëri ndër ta ishte Edi Paloka, i cili fajësoi edhe mediat se nuk po gjykojnë hajdutin por të vjedhurin.

“Na vodhi Rama”, nga Paloka te Mziu e Bardhi, ja si e

Komentet i ka bërë kryetari i Partisë. Po Rama ka përgjegjësi Rama. Rama ka përgjegjësi që i vodhi apo kemi vetëm ne përgjegjësi. Sepse vetëm ju jeni media që përgjegjësinë nuk e shihni te hajduti por e shihni tek ai që vidhet”, u shpreh me tone të larta Paloka, kur u pyet se kush do ta mbajë përgjegjësinë për rezultatin katastrofik të PD.

Sakaq, Xhelal Mziu u shpreh se kandidatët për deputetë nuk mund të bëjën bodigardin për të mbrojtur votën që të mos vidhet nga socialistët.

“Na vodhi Rama”, nga Paloka te Mziu e Bardhi, ja si e

I vodhi Rama zgjedhjet. Përgjegjës duhet të shkojë hajduti i vjedhjes së votave. Pse çfarë jemi ne bodigardë? Ne kemi dalë për të bërë fushatë... Nga humbja në humbje kur përdor paratë e krimit dhe të korrupsionit dhe shkon e blen një votë 300 euro, çfarë duhet bëjmë ne, A jemi bodigardë ne? Kur policia vihet në shërbim të ndarjes së parave. Kur prokuroria nuk reagon kur ne i kapnim me para, kush e ka fajin? Në Kavajë drejtojnë demokratët nuk ka patronazhistë. Banda numër një është Edi Rama”, u shpreh drejtuesi politik i PD për Dibrën.

Klevis Balliu ishte i vetmi ndër demokratët që u shpreh se duhet reflektim në radhët e tyre për këtë humbje.

“Na vodhi Rama”, nga Paloka te Mziu e Bardhi, ja si e

“Besoj që patjetër dhe ne duhet të shikojmë votën tonë, por nuk duhet të shpërqendrojmë vëmendjen nga zgjedhjet e Xhabaftëve. Besoj dhe ju bini dakord me mua. Nuk mendon se Xhabaftët janë justifikim por mendoj që janë fakt. Dhe ne duhet të shikojmë ku çalojmë në këtë proces por nuk mund të shohim gjërat e vogla para të mëdhave”, deklaroi Balliu.

Sakaq, drejtuesi politik i PD në Fier, Gazment Bardhi, tha se nuk ka koment për rezultatin dhe përgjegjësitë për humbjen, por falënderoi votuesit e qarkut ku ai kryesonte listën.

“Na vodhi Rama”, nga Paloka te Mziu e Bardhi, ja si e

Përveç mirënjohjes me zemër për mbi 40 mijë qytetarë të qarkut të Fierit që pavarësisht terrorit në të gjitha drejtimet, qëndruan dhe zgjodhën alternativën më të mirë për Shqipërinë sonte nuk kam asnjë koment tjetër. Mirënjohje, mirënjohje dhe vetëm mirënjohje”, tha Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos