Berisha denoncon publikisht Ballën: Përgjimet në SKY ECC, si arrestonte rivalët e bandave

Nga A2 CNN
29 Maj 2025, 23:38 | Politikë

Berisha denoncon publikisht Ballën: Përgjimet në SKY ECC, si

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, lexoi pjesë nga përgjimet në SKY ECC, duke akuzuar publikisht Taulant Ballën se ka arrestuar rivalët e bandave gjatë kohës që shërbente si Ministër i Brendshëm.

Kryetari i Partisë Demokratike shpjegon kronologjinë që sipas tij është ndjekur për të çuar pas hekurave porosinë e bandave. 

“Ja çfarë thotë: Më datën 10/02/2020, Target informon Pinin AM5P80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin.

Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor, për të kryer detyrën dhe detyra ishte të arrestonte rivalët.

Tao iu përgjigj kësaj: garantoni ju që të gjithë ata do votojnë, nëse vendosim në listë ata që doni ju në burg?

Përgjigjja ishte: Po, ne e garantojmë këtë. Më pas, Tao tha: Ata do të shkojnë në burg këtë vit. Dhe ata u arrestuan jo fiks atë vit, por pasi kaluan dhe dy muaj nga viti tjetër”, u shpreh Berisha, raporton A2 CNN.

Ndërkohë, edhe më herët ai ka publikuar herë pas here disa biseda nga aplikacioni i enkriptuar “Sky Ecc” për të cilat pretendon se gjenden në duart e drejtësisë dhe se sipas tij personazhe të krimit të organizuar i referohen ish ministrit të Brendshëm Taulant Balla në aktivitetin e tyre. 

Lidhur me këto akuza, lideri i demokratëve ka sfiduar disa herë publikisht organet e drejtësisë për mosnisjen e hetimeve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos