"Neni Basha është për zgjedhje, jo për farsa". Berisha: Ja pse nuk diskutohet dorëheqja

Nga A2 CNN
29 Maj 2025, 23:05 | Politikë

"Neni Basha është për zgjedhje, jo për farsa".

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, foli edhe për “nenin Basha” në rregulloren e Partisë Demokratike.

“Neni Basha bën fjalë për zgjedhje, jo për farsa. Zgjedhjet janë zgjedhje, farsat janë farsa. Farsa është dënim për opozitën. Neni Basha nuk ka pse ndryshon. Në momentin kur bëhen zgjedhje të vërteta, merren përsipër përgjegjësitë. Kur ka farsë, nuk ka opozitë që fiton farsën. Në diktaturë, të gjitha të zezat i kishin, por i quanin votime e jo zgjedhje. Sepse nuk ishin zgjedhje dhe ata e dinin atë gjë. Dita e votimit e quanin. Po të ishin zgjedhje, nuk do i fitonte kurrë Edi Rama”, tha Berisha.

“Rama nuk shpërndante lekë për pensionistët, po t’i fitonte zgjedhjet; nuk falte gjoba; nuk e shndërronte administratën në punonjës elektoral...”, shtoi kreu demokrat.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos