Berisha: Do të shkoj në spital të shoh Gjekmarkajn

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2024, 19:46 | Politikë

Berisha: Do të shkoj në spital të shoh Gjekmarkajn

Sali Berisha, duke folur nga sheshi "Wilson", dënoi atë që e quajti akt dhune ndaj deputetit Agron Gjekmarkaj në zonën e "Pallatit me Shigjeta".

"Tirana nuk ka qenë asnjëherë si sot e lirë në duart tuaja. Dënoj me forcën më të madhe dhunën e përdorur nga narkobanditë me uniformë të udhëruar nga Edi Rama ndaj Gjekmarkajt, nënkryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarit të PD-së, Gazment Bardhi. Këto akte i marrim personale. Ftoj demokratët t'i gjuajnë kudo që t'i shohin këta kriminelë të qeverisë me vezë dhe domate në çdo rast. Kjo kërkon që sapo t'ia u shihni makinat, breshëri vezësh dhe domatesh. Duhet të marrin përgjigjen që meritojnë. Të godasësh një deputet është urdhër nga Edi Rama. Gazment Bardhin e urren Rama se po i dërgon vëllain në burg. Edhe sot ishte një ditë triumfi, ditë në të cilën ne u dëshmuam të pamposhtur", deklaroi Sali Berisha, shkruan A2.

"Zoti është me ne. Edhe ky shi ishte dhuratë për ne. Kaluam me sukses këtë provë. Përgatitemi për vitin që vjen. Nuk ndalemi gjer në largimin e kësaj qeverie dhe vendosjen e qeverisë teknike. Nuk ka asgjë të pamundur që ne nuk e kthejmë në realiet. Përgatitemi për betejën tjetër. I urojmë besimtarët e krishterë një Krishtlindje të bukur. Lindja e Krishtit është gjithnjë urim i pashtershëm frymëzimi për njerëzit që luftojnë të keqen. Ne të keqen po e luftojmë. Do shkoj të shoh në spital nënkryetarin e Parlamentit që e kanë lënduar deri në atë shkallë sa të shkojë në spital. Është një akt kriminal, i projektuar nga Edi Rama dhe ai Ervini me 3 mbiemra. Do ju informoj shpejt se çfarë përfaqëson ai dhe do merrni të vërteta të hidhura për të. Ai e ka vendin në burg për shumë kohë. Ka punuar dhe në administratën e PD-së. Ka kusure, është delinkuent. Ai merret me këto vagabondazhe. Të shumënatyrshme. Nga Priska gjer në Vorë është territori ynë i betejës. Nga Qafë Priska përtej Surrelit", shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos