Pasi mori pjesë në bllokimin e kryqëzimit të Rruga e Elbasanit, Sali Berisha iu bashkua protestuesve para Bashkisë së Tiranës, ku sulmoi ashpër kryetarin Erion Veliaj, shkruan A2 CNN.
“Nuk ka pasur kurrë kjo bashki një kufomë të pakallur siç ka tani Erion Veliajn. I dhatë hajdutit atë që meritonte, e diskretituat, e bëtë të ikë si mi, nga një krah në një krah tjetër dhe s’di se ku është. Kjo mosbindje civile e juaja do të rezonojë në vite e vite si beteja më e fuqishme kundër vjedhjes së qytetarëve, për rikthimin e shtëpisë së parë qytetarëve të Tiranës. Ju e keni përmbushur misionin tuaj, por prapë do të vini deri sa ta nxjerrim për leckash dhe ta varim në shtyllën e turpit të kombit shqiptar. Aty, aty do të varet...”, u tha Berisha mbështetësve të mbledhur aty, duke i falënderuar për protestat e mbajtura për muaj me radhë. (A2 Televizion)