Përplasje te sheshi “Wilson”, policia ndërhyn për të liruar rrugën

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2024, 18:25 | Politikë

Përplasje te sheshi “Wilson”, policia ndërhyn për

Protestuesit dhe policia janë përplasur te sheshi “Wilson”, pasi blutë ndërhynë për të liruar rrugën.

Policia shtyu qytetarët, gjë që pasoi momentet e tensionit.

Deputetë të opozitës, ndër të cilët janë edhe Luan Baçi, Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, janë përplasur me policinë.

Në përplasje u përfshi edhe Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Më herët, policia e konsideroi vepër penale bllokimin e rrugës, ndërsa Gazment Bardhi u kërkoi që të lejojnë protestën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos