Berisha emëron koordinatorin e PD për sigurinë kombëtare

Nga A2 CNN
21 Janar 2025, 11:30 | Politikë

Berisha emëron koordinatorin e PD për sigurinë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur të caktojë Gjeneralin në Rezervë, Piro Ahmetaj, si “Koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s” në PD.

“Gjeneral Ahmetaj, është një ushtarak me eksperiencë dhe kontribute të spikatura në reformat te sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, procesin e anëtarësimit si dhe në marrëdhëniet me ShBA/NATO.

36-vjet nën uniformë, Gjeneral Ahmetaj ka shërbyer në nivelet më të larta ushtarake dhe përfaqësuese të vendit, si Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm, Këshilltar i Presidentit dhe themelues i Përfaqësisë Kombëtare në Komandën Supreme të NATO-s”, shkruhet në njoftimin e PD.

Mbas daljes në rezervë në 2020 gjenerali u angazhua si këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD. 

Ai mbetet zë i njohur në komunitetin e sigurisë kombëtare në rajon dhe në selitë e sigurisë në Ëashington, Bruksel dhe Kolegjin e NATO-s, ku është diplomuar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos