Pas një muaj pushim, Kuvendi rihapi dyert e seancave plenare. Seanca ceremoniale shënoi fillimin e sesionit të fundit të legjislaturës ku fjalimet në sallë, treguan qartë se deputetët një mendje e kishin në sallë dhe një te parlamentaret e 11 majit.
Kuvendi nisi sesionin e fundit gjatë qeverisjes “Rama 3”. Seanca ceremoniale parashikonte vetëm fjalime protokollare, ku të parin e mori Elisa Spiropali. Fjalimi i gjatë i kryeparlamentares filloi të bezdiste deputetët. Ndërsa disa të tjerë gjetën mënyra të tjera për të vrarë kohën.
Mesazhi i kryeparlamentares ishte për një bashkëpunim më të madh gjatë muajve të fundit të legjislaturës së Kuvendit. Në 24 minuta fjalim, kryeparlamentarja nuk pati asnjë uratë për Presidentin e ri të SHBA-ve, Dondal Trump, diçka të cilën demokratët e kishin dalluar.
Ky sesion i paraprin parlamentareve të 11 majit, ku beteja për pushtet përfshiu edhe Parlamentin.
I fundit në radhë ishte Niko Peleshi, të cilin demokratët nuk e pritën sa të mbaronte. Por, kjo nuk e shqetësoi në foltore. Në fund, Kuvendi miratoi edhe kalendarin e punimeve ku seanca më e rëndësishme pritet të jetë 13 shkurti, kur do të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku palët kanë gjetur tashmë dakordësinë.
Begaj zgjodhi edhe këtë herë që mos të shkonte në Parlament, por të dërgonte një fjalë të hapur që as Elisa Spiropali nuk e lexoi. (A2 Televizion)