Berisha: Farsa elektorale mori ndëshkim madhor ndërkombëtar nga organizata politike më e madhe në botë

Nga A2 CNN
31 Maj 2025, 12:28 | Politikë

Berisha: Farsa elektorale mori ndëshkim madhor ndërkombëtar nga

“Farsa elektorale 11 Maj 2025 në Shqipëri mori një ndëshkim madhor ndërkombëtar nga organizata politike më e madhe në botë e partive të qendrës dhe qendrës së djathtë, Internacionalja Demokrate e Qendrës”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha në një konferencë me gazetarët, duke vijuar denoncimet për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas kreut demokrat, kjo organizatë miratoi me unanimitet të plotë  rezolutën për farsën elektorale të 11 Majit në Shqipëri.

“Internacionalja Demokrate e Qendrës grupon së bashku 108 parti politike nga të gjithë kontinentet dhe që ka se sesion të saj në kontinentin evropian, Partinë Popullore Evropiane dhe partitë anëtare të saj. Kjo organizatë botërore në konferencën e asamblesë të përgjithshme të saj, të mbledhur dy ditët e fundit në Abixhan, kryeqytetin e Bregut të Fildishtë, miratoi me unanimitet të plotë, pa asnjë kundërshtim, rezolutën për farsën elektorale të 11 Majit në Shqipëri”.

Berisha thekson se në këtë rezolutë, Internacionalja Demokrate e Qendrës denoncon botërisht atë që ndodhi me një 11 Maj në farsën e vendit tonë.

“Në denoncimin e saj, ajo bazohet mbi të gjitha në raportin paraprak të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Asamblesë Parlamentare të OSBE, Parlamentit Europian dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Natyrisht ajo është ndihmuar edhe me materialet e paraqitura nga përfaqësuesit e PD në konferencën e kësaj organizate, që janë zonja Albana Vokshi dhe zoti Belind Këlliçi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos