Sali Berisha deklaroi se kandidati për kryebashkiak i opozitës do të jetë një “njeri i cili të ketë aftësitë për të bindur më shumë se kushdo tjetër qytetarët e Tiranës”.
“Identikiti do të jetë një njeri i cili të ketë aftësitë për të bindur më shumë se kushdo tjetër qytetarët e Tiranës për shkak të aftësive të tij, përfomancës së tij. Natyrisht, do të jenë diskutimet për të. Por, edhe njëherë, në rast se flasim për të pavarur, i pavarur është ai që merr guximin dhe thotë: shiko, unë dola në arenë”, tha Berisha, shkruan A2.
“Në rast se nuk del asnjëri, atëherë janë të pavarurit e propozuar nga partitë. Këto nuk janë kandidatura të pavarura, këto janë kandidatura jashtëpartiake të propozuara nga partitë dhe kjo shumë mirë, dhe kjo ka funksionuar”, shtoi Berisha.
(A2 Televizion)