Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha pas mbledhjes së kryesisë së PD: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

Nga A2 CNN
4 Tetor 2025, 15:47 | Politikë

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha pas mbledhjes së kryesisë së

Partia Demokratike do të mbështesë kandidatë të pavarur për të fituar në zgjedhjet e pjesshme lokale, jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por edhe në 5 bashkitë e tjera të vendit. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë, Berisha deklaroi se PD vlerëson shumë kandidaturat e pavarura, për të cilët theksoi Berisha historia ka treguar se janë më të suksesshme.

“Ishte një mbledhje e veçantë, pati një diskutim të gjatë të përgjegjshëm, të lirë. U shprehën mendime gjerësisht për problematikat. Ajo që predominoi dhe e konsideroj një hap të rëndësishëm në përpjekjen tonë është që PD ndonëse ka kandidatura kalibri pa asnjë lloj krahasimi me organizatën kriminale në pushtet vlerëson dhe çmon shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojmë me seriozitetin me të madh kandidatë të pavarur, të cilët garojnë si të tillë dhe konsiderohen të nevojshëm për fitoren e tyre, mbështetjen e PD-së, besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë edhe forca të tjera opozitare. Kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës por edhe në bashki të tjera. Ky është një moment për të gjithë ata qytetarë specialistë e ekspertë që ndjehen të gatshëm të përballen me narkoshtetin e Ramës të matin forcat e tyre në interes të qytetarëve.

Kandidati i pavarur është i pavarur kur deklaron veten por edhe të propozuar, asgjë nuk do lihet jashtë konsideratës. Duhet të jemi realistë në historinë e modeleve elektorale, të pavarurit e mbështetur nga forcat politike kanë regjistruar suksese të papritura”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos