Masa ndaj zjarrvënësve, Rama: Në tokat e djegura për 30 vite nuk jepen leje ndërtimi

Nga Fjorela Beleshi
4 Tetor 2025, 15:09 | Politikë

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer ndaj të gjithë personave që vënë zjarre të qëllimshme, duke i paralajmëruar ata që me ndryshimet në kodin penal do të ketë penalizime më të ashpra.

Publikisht ai u zotua që në tokat e djegura nuk do të jepen leje për ndërtim për një afat të caktuar.

Ndërkohë për ripërtëritjen e zonave të djegura ashtu si dhe për parandalimin do të përdoret teknologjia.

Për dëmshpërblimin ndaj pasojave të fatkeqësive natyrore, qytetarët nuk duhet të mbajnë sytë vetëm nga qeveria, por ata si dhe bizneset do të detyrohen të sigurohen.

Përpos ndryshimeve të shumë ligjore, Rama premtoi edhe shtimin e mjeteve si për zjarrfikësit ashtu edhe për flotën ajrore.

Ndërsa premtoi rritje të pagave për zjarrfikësit, tha se qeveria ka në tavolinë inventarin e dëmeve nga zjarret gjatë verës, dhe sapo të kalojë akti normative do të dëmshpërblehen të gjitha familjet e prekur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos