All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Berisha kërkon protestë, Bardhi del kundër: Do keqinterpretohet

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2023, 10:02 | Politikë
All - Paragraf - 1

Berisha kërkon protestë, Bardhi del kundër: Do keqinterpretohet

Berisha ka kërkuar në mbledhjen e grupit parlamentar protestë qytetare ditën e enjte, kur është edhe seanca plenare, ku pritet të votohet rregullorja e re e Kuvendit dhe marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët.

All - Paragraf - 3

Por kjo kërkesë e tij nuk është pritur mirë nga deputetët të cilët kanë kërkuar që të vijojë protesta në Kuvend.

Gazment Bardhi e ka kundërshtuar më shumë duke argumentuar se kjo protestë do keqinterpretohej dhe do humbte qëllimin e saj, pasi do shihej si mburojë për çështjen Berisha.

“Çdo protestë qytetare në këtë moment do të keqinterpretohet nga opinioni publik dhe se nuk mund të konfondohen betejat e opozitës me akte momentale. Strategjia e opozitës nuk duhet të ndikohet nga ngjarje rastësore”, ka thënë mes të tjerash Bardhi.

All - Paragraf - 6

  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos