SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Bardhi: Lejojmë votimin në Kuvend, nëse Rama na plotëson kushtet tona

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2023, 15:38 | Politikë

SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Bardhi: Lejojmë votimin

Në një kohë kur SPAK i ka kërkuar autorizim Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës, Gazment Bardhi ka kushtëzuar votën e demokratëve. Në përfundim të mbledhjes së grupit, Bardhi tha se do të lejojnë zhvillimin normale të seancës plenare në rast se kryeministri Edi Rama do të plotësojë kërkesat e opozitës.

Në të kundërtën, ai theksoi se aksioni i opozitës nuk do të devijohet nga asnjë “çështje dytësore”, si Bardhi e etiketoi, kërkesën e SPAK. 

“Jemi njoftuar përmes mediat, lajm i mirë që SPAK e di adresën e Kuvendit, kishim humbur besimin që e dinte adresën e Kuvendit dhe që e njihte detyrimin kushtetues që për t’i hequr të drejtën e lirisë një deputeti, voton pro çdo kërkesë që vjen nga SPAK në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, ftoj Ramën që t’i përmbushë kërkesat e opozitës që ne të kemi mundësi që të rikthehemi në një seancë normale dhe për të marrë pjesë në votim. Në rast të kundërt, asnjë çështje dytësore nuk devijon opozitën nga aksioni që është në parlament”, tha Bardhi.

Ai e la të nënkuptuar se kjo kërkesë e SPAK për Kuvendin po bëhet me qëllim që të hiqet fokusi nga çështja e afera e Inceneratorëve.

“Mund të bëjnë çfarë të duan, përgjegjësinë penale të Veliaj dhe Ramës nuk e mbulojnë dot nga afera e Inceneratorëve”, tha Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos